Irak/ Kundër kandidatit për kryeministër, protestuesit sulmojnë sërish parlamentin
Iraku është përfshirë sërish në një krizë të fortë politike.
Qindra mbështetës ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr kanë mundur të hyjnë për herë të dytë brenda javës në ambientet e brendshme të Parlamentin duke kundërshtuar propozimin për votimin e një qeverie që sipas tyre mbështetet nga Irani.
Për ti shpërndarë Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës me qëllim që të shpërndanin protestuesit. Por ky veprim është shndërruar në një arenë përplasjesh.
Sipas Associated Press në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.
Situata e krijuar ka detyruar parlamentin të mos mblidhet duke shtyrë kështu edhe votimin për formimin e qeverisë së re.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as thirrjet për të shmangur dhunën. Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi përmes një deklarate për mediat shprehet se ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të protestojnë në mënyrë paqësore.
Tubimet vijnë pas përplasjes së të të mërkurën, kur qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit e nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit.