Erdogan: Greqia "qëllimisht" shkel Traktatin e Paqes të Lozanës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi Greqinë se kohët e fundit ka shkelur qëllimisht kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës.

Në një video-mesazh me rastin e 99-vjetorit të Traktatit të Paqes së Lozanës, presidenti Erdogan tha se "kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, veçanërisht të drejtat e pakicës turke, së fundmi janë shkelur qëllimisht nga Greqia”.

“Nuk është e mundur që vendi ynë ta pranojë këtë situatë, e cila është e papajtueshme me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besnikërisë ndaj traktatit”, shtoi ai.

"Turqia po forcon pozicionin e saj aktiv në çështjet rajonale dhe globale ndërsa bën hapa të fortë drejt vitit 2023, 100-vjetorit të Traktatit të Paqes të Lozanës dhe themelimit të Republikës së Turqisë", shtoi ai.

Traktati u nënshkrua më 24 korrik 1923 pas fitores turke në Luftën e Pavarësisë.