Rezoluta për raportin e Dick Marty, Vjosa Osmani: Pastëria e luftës dihet, Shqipëria të na mbështesë për anëtarësimin në KiE
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk u tregua entuziaste për miratimin e rezulutës në parlamentin e Shqipërisë që dënon raportin e Dick Marty.
Me një gjuhë diplomatike presidentja la të kuptohet se kjo rezolutë miratoi atë që çdo shqiptar e di. Nuk ka asnjë pikë dyshimi se Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal i udhëhequr nga Millosheviçi dhe mbetjet e të cilit janë akoma në Serbi për fat të keq në konktekst të mentalitetit.
Gjithashtu la të kuptojë se nuk pret shumë nga kjo rezolutë që të ndikojë në çështjen e arrestimeve të liderëve të UÇK-së dhe raportin e Dick Marty pasi sipas parimit juridik një akt qoftë rezolutë mund të shfuqizohet nga organet që kanë miratuar ato.
Por, tha Osmani, Shqipëria duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe me të marrë anëtarësimin do të ketë mundësi të bëjë propozime brenda organizatës që e pat miratuar atë raport.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte në një konferencë për median me presidentin Ilir Meta në vizitën e fundit të tij në Kosovë si president.
Pyetja: Si e keni pritur a besoni se do të ndryshojë rrethana me miratimin e kësaj rezolute që po konsiderohet e vonuar?
Vjosa Osmani: Ekziston një parim juridik që një akt qoftë rezolutë mund të shfuqizohet nga organet që kanë miratuar ato. Kuvendi shprehu atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk mund ta ndryshojë askush. Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal I udhëhequr nga Millosheviçi dhe mbetjet e të cilit janë akoma në Serbi për fat të keq në konktekst të mentalitetit.
Unë besoj që konfirmimin tonë sa i takon pastërtisë së luftës tonë çlirimtare e keni dëgjuar çdo ditë nuk mund të prisni përshëndetje special për një ditë të veçantë.
Qoftë rezolutat e miratuar në kuvendin e Shqipërisë apo të Kosovës kemi konfirmuar të vërtetën që nuk mund të ndryshohet nga askush pavarësisht përpjekjeve të Serbisë dhe aleatëve të saj të Rusisë. E vërteta është kjo Serbia ka qenë agresori dhe Kosova viktima, dhe UÇK e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe luftoi për lirinë e vendit tonë.
Dick Marty tentoi të shtrembërojë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë. Një luftë gjenocidale por përgjigjen e ka marrë dhe nga vetë prokurorë të speciales. Thashethemet kanë rënë në tokë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Mirëpresim ndihmën e Shqipërisë dhe të anëtarëve të tjerë dhe në momentin që ajo është anëtare në këtë organizatë do të ketë të drejta të plota sikurse dhe deputetët e tjerë të kenë të drejtë vote dhe amendamente të ndryshme. Atëherë Kosova do të ketë mundësi të bëjë propozime vetëm brenda organizatës që e pat miratuar atë raport.
Të kthehem tek argumenti fillestar është parim bazik juridik që organi që miraton një dokument ka të drejtën të shfuqizojë atë. Më e rëndësishmja është se dhe vetë prokurorët e Hagës kanë hedhur në plehra.
Në logjikën e shekut të XIX dhe shekullit të XX Serbia edhe sot vazhdon të përgatisë lloj lloj komplotesh dhe lloj lloj sulmesh siç kanë tentuar kundër vetë Dick Marty në mënyrë që të sulmojë Kosovën.Të gjitha këto të vërteta I themi në çdo cep të botës.
Kuvendi i Shqipërisë votoi dje unanimisht, me 125 vota të deputetëve, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.