Dendias për detin: Kemi rënë dakord për 12 milje me Shqipërinë, do ta zgjidhim në Gjykatën e Hagës

Greqia është kundër çdo kërcënimi apo përdorimi të forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve detare, duke u përkushtuar fuqishëm ndaj parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Kështu ka bërë me dije  Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili shtoi se marrëveshje me vendin tonë është për 12 milje.

Nikos Dendias: Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Ai tha se Greqia është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e së drejtës ndërkombëtare dhe një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

"Ne po bëjmë çdo përpjekje për të promovuar përfitimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare në marrëdhëniet ndërshtetërore, në përputhje me parimet e parashikuara në Kartën e OKB-së. Ne po zhvillojmë vazhdimisht politikat dhe veprimet tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në veçanti UNCLOS, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare”.

Ai kujtoi gjithashtu se Greqia ka lidhur marrëveshje për delimitimin e zonave detare me fqinjët e saj, Italinë në qershor 2020.