Kamerat kapin piromanin që i vuri zjarrin fshatit grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 23:03
Zjarri në Penteli të Greqisë që nisi të martën pasdite dhe më pas mori përmasa drmatike ka qenë i qëllimshëm.
Një video e publikuar nga mediat greke tregon një burrë në të zeza duke ecur nëpër rrugë me ritëm të shpejt dhe më pas përkulet.
Më pas ai shihet i fshehur pas një peme dhe menjëherë pas kësaj largohet me nxitim nga vendi i ngjarjes.
Pas kësaj shpërtheu një zjarr, ndërsa burri me të zeza nuk e kuptoi se po vëzhgohej nga fqinjët.
Video tashmë është në dorë të policisë.