Krasniqi: Shqipëria duhet të ngrinte padi për gjenocid në emër të Kosovës, jo të afrohet me Serbinë

I ftuar në RTV Ora, profesori Milazim Krasniqi u shpreh se është i keqardhur që Shqipëria nuk ka një politikë të qartë dhe koherente në raport me Kosovën.

Ai tha se shfrytëzimi i momenteve të caktuara për situata me kundërshtarët politikë është diçka e dhimbshme.

Krasniqi shtoi se Shqipëria duhet të kishte ngritur padi në gjykata ndërkombëtare për gjenocid, meqë Kosova e ka të pamundur që të bëjë një gjë të tillë.

Krasniqi: Jam i keqardhur që Shqipëria nuk ka një politikë të qartë dhe koherente për Kosovën. Çdo moment dhe ngjarje shfrytëzohet për situata me kundërshtarët politik dhe kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe në fakt gjendja kaotike është pasojë e këtyre politike. Fakti që Shqipëria është afruar më shumë me Serbinë me Ballkanin e Hapur dhe që duhet të ngrite një padi në gjykatë, tregon mjerimin e politikës shqiptare.

Gambia ka ngritur akuzë ndaj Mianmarit për gjenocid. Kjo procedurë duhet të ndiqet edhe nga Shqipëria meqë Kosova nuk e ka mundësinë që ta bënte këtë padi. Në vend të kësaj kemi kalkulimi. Miratimi për rezolutën e Dick Martyt ishte një gjë pozitive, por gjuha e urrejtjes ishte shumë e rëndë.