Kupa e Botës në Katar do të përdorë drone për të mbrojtur stadiumet
Kupa e Botës këtë vit në Katar do të përdorë drone për të siguruar mbarëvajtjes e ndeshjes.
Vendimi erdhi pas frikës se gjatë këtij kompeticioni mund të planifikohen dhe realizohen sulme të mundshme me dronë të tjerë.
Fortem Technologies do të sigurojë dronët vëzhgues, pas një marrëveshjeje me ministrinë e brendshme të Katarit.
Ajo thotë se marrëveshja pasqyron frikën në rritje rreth kërcënimit që paraqesin sulmet e mundshme me dron në përgjithësi.
Fortem thotë se sistemi i tij është një mënyrë e sigurt për të rrëzuar dronët, duke reduktuar rreziqet e dëmtimit që mund të shkaktohen nëse përdoren armë.
Dronët interceptorë autonome, të drejtuar nga radari, të quajtur DroneHunters nga firma, trajtojnë dronët e vegjël të konsumit duke gjuajtur rrjeta për të kapur dronin e synuar, i cili më pas mund të transportohet në një vend tjetër.
New product alert! Testing out the Fortem Drogue Chute™ on larger fixed wing targets. This particular target has a 9 ft. wingspan, and a 25lbs take off weight, (similar to Russian Orlan 10). #newproduct #chute #drones #dronetechnology pic.twitter.com/qdjoyNeq3h
— Fortem Technologies (@FortemTech) June 13, 2022