E frikshme! Hapet gropa 13 metra në pishinë dhe përpin 32-vjeçarin, shikoni videon

Një incident tragjik ka ndodhur në Izrael pasi një gropë prej 13 metrash e thellë u hap dhe gëlltiti një burrë.

Për incidentin e rëndë që ndodhi në një festë të një kompanie në një vilë 40 km në juglindje të Tel Avivit, janë akuzuar dy persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se viktima ishte një punonjës i kompanisë 32 vjeç .

Dy të arrestuarit ishin një çift rreth të 60-tave, pronarë të shtëpisë me pishinën fatale. Ata akuzohen për shkak të vdekjes nga pakujdesia.

Pamjet nga videot, që qarkullojnë në rrjetet sociale, të lënë tregojnë momentet e panikut dhe përpjekjet për të shpëtuar të riun fatkeq.

Ndërkohë të ftuarit janë tmerruar kur kanë parë që i riu po ikte para tyre.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, shpëtimtarëve iu deshën katër orë për të arritur tek viktima , Kleel Kimi, në një thellësi prej 13 metrash.

Një burrë i dytë ra në gropë, por nuk u thith nga gropa dhe më në fund u shpëtua me lëndime të lehta. Në festë, ishin 50 persona, ndërsa në momentin e dramës gjashtë ishin në pishinë.

Papritur, uji filloi të tërhiqej dhe gropa u hap. Pronari i shtëpisë dyshohet se e ka krijuar pishinën pa lejen e nevojshme, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.