E rëndë! E ëma dhe i dashuri i saj rrahin për vdekje 15-vjeçarin
Një nënë dhe i dashuri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e djalit të saj 15-vjeçar, i cili vdiq pas torturave të ushtruara prej tyre.
Sebastian Kalinowski vdiq nga një infeksion i shkaktuar nga "komplikimet e patrajtuara të frakturave të shumta të brinjëve", pas javësh sulmesh mizore dhe abuzimi nga nëna e tij Agnieszka Kalinoëska, 35 vjeç, dhe partneri i saj.
Një juri në Gjykatën e Kurorës së Leeds dëgjoi se Sebastian, u godit me një kabllo nga nëna e tij dhe partneri Andrzej Latoszeëski, 38 vjeç.
Kalinoëska dhe Latoszeëski mohuan vrasjen e Sebastian, por u shpallën fajtorë në Gjykatën e Kurorës së Leeds të premten.
Latoszeëski pranoi vrasjen nga pakujdesia në ditën e dytë të gjyqit, ndërsa të dy të pandehurit u deklaruan fajtorë për mizori ndaj fëmijëve një ditë më vonë.
