Shtohen “armiqtë” e Rusisë, qeveria zgjeron listën me Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë

Lista e shteteve jo miqësore me rusinë dhe qeverinë e saj është shtuar së fundmi me Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Në zbatim të këtij vendimi, Qeveria ruse bën me dije se ambasadat e shteteve që janë përmendur në këtë urdhër, tani duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit diplomatik.

Në listën e shteteve që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve ruse, Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë

Në një deklaratë të lëshuar nga Qeveria ruse thuhet se kryeministri Mikhail Mishustin, e nënshkroi këtë urdhër më 22 korrik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas njoftimit, qeveria ruse bën me dije se ambasadat e shteteve që janë përmendur në këtë urdhër, tani duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit.

Sipas Rusisë, Greqia nuk mund të ketë më shumë se 34 anëtarë të stafit, Danimarka 20, Sllovakia 16.

“Sllovenia dhe Kroacia nuk do të lejohen që të punësojnë shtetas rusë në misionet diplomatike dhe konsullatat”, njofton qeveria ruse.

Gjatë marsit, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që u dënua nga Perëndimi, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi krijimin e një liste “të shteteve jomiqësore”.

Në këtë listë po ashtu bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Ukraina, Australia, Singapori, Japonia, Zelanda e Re, Tajvani, Mikronezia, Mali i Zi, Shqipëria, Zvicra, Andorra, Koreja e Jugut, Litenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut.