"E bëri për spital", pamje të frikshme nga festivali në Spanjë, demi i zemëruar nuk i ndahet vrapuesit (VIDEO)

Një pjesmarrës në garën me dema në Spanjë është  plagosur nga një dem gjatë festivalit vjetor spanjoll, në të cilin tre të tjerë vdiqën pasi u goditën në më pak se 24 orë.

Pamjet tregojnë sesi njeriu u shkel dhe u fiksua për gati gjysmë minutë nga kafsha e zemëruar, duke e sulmuar atë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vrapues të tjerë u panë duke kërcyer rreth demit, duke tundur krahët për të hequr vëmendjen e kafshës dhe për ta bindur atë të largohej nga "gjahu" i tij, por pa dobi.

Por burri përfundimisht arriti të çlirohej, u largua me shpejtësi dhe u zhyt në det për t'i shpëtuar asaj që dukej si vdekje pothuajse e sigurt.

"E bëri për spital", pamje të frikshme nga festivali

Raportet lokale thanë se ai u dërgua më vonë në spital pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në ijë, si dhe prerje të tjera të vogla dhe mavijosje, por mrekullisht shmangu çdo dëmtim serioz të rrezikshëm për jetën.

Incidenti tronditës ndodhi të enjten pasdite gjatë një ngjarjeje vjetore në vendpushimin e Costa Blanca të Moraira pranë Benidorm, i njohur si Bous a la Mar.

"E bëri për spital", pamje të frikshme nga festivali

Vetëm të mërkurën tre persona humbën jetën  pasi u goditën nga demat në festivale të tjera në zonë.

Gjithashtu u konfirmua se një burrë 56-vjeçar kishte humbur luftën për jetën në spital pasi u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv me lëndime në kokë dhe plagë më 12 korrik nga një ngjarje në Picassent pranë qytetit lindor të Valencias.