E rëndë! Pas sherrit 18-vjeçari godet me thikë të atin

Një 18-vjeçar në Larisa ka goditur me thikë të atin, pas një sherri që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halki të Komunës Kileler, ku 18-vjeçari ka plagosur me thikë të atin pas një marrëveshje mes tyre.

Babai 56-vjeçar ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë me dëmtime në bark në Spitalin Universitar të Larisës. 

Ndërkohë 18-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për dhunën në familje.