Vdekja e vajzës 18-muajshe, e ëma e la vetëm në shtëpi një javë pa ushqim dhe ujë për tu argëtuar me partnerin

Pas ngjarjes së rëndë në Milano, ku një foshnje 18 muajshe u gjet e vdekur në banesën e saj nga e ëma, e cila e kishte lënë vetëm për rreth një javë, mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje tronditëse nga hetimet.

Alessia Pifferi nuk kishte asnjë frikë ta linte vajzën e saj një vjeç e gjysmë Dianën vetëm në shtëpi për më shumë se 6 ditë, për të vazhduar marrëdhëniet e saj dhe për t'u argëtuar, duke e ditur fare mirë se ajo mund të vdiste nga uria dhe etja.

Për këtë arsye prokurori i Milanos Francesco De Tommasi ka ngritur ndaj saj akuzën e vrasjes me dashje për arsye të kota përveç akuzës për vrasje me paramendim.

Magjistrati kërkoi vleftësimin e masës së arrestit dhe paraburgimit në burg pasi mendon se 37-vjeçarja është person i rrezikshëm dhe rrezikon të përsëritet krimi.

Nëna e fëmijës: "E dija që mund të shkonte kështu"

Sipas gjetjeve të para në pritje të autopsisë, Diana e vogël vdiq "nga vështirësitë dhe mungesa e kujdesit të nevojshëm”.

La Pifferi, gjatë marrjes në pyetje natën mes të mërkurës dhe të enjtes, nuk qau asnjëherë dhe nuk humbi kontrollin dhe u shfaq e kthjellët në rindërtimin e fakteve.

“E dija që mund të shkonte kështu", mësohet të ketë thënë ajo para prokurorit, duke qëndruar megjithatë e heshtur para disa pyetjeve për sjelljen e saj.

Pasditen e së premtes gruaja do të merret në pyetje nga gjyqtari hetues Fabrizio Filice, në burgun e San Vittores.

Rindërtimi i ngjarjes

 Sipas hetimeve, në orët e vona të pasdites së 14 korrikut, Pifferi ka larë dhe ka ndërruar foshnjën dhe ka lënë një shishe me qumësht në krevatin e kampingut.

Më vonë ajo do të shkonte në Leffe, në provincën e Bergamos, për t'u bashkuar me partnerin e saj aktual (jo babain e fëmijës), të cilit i kishte thënë se Diana ishte në plazh me motrën e saj.

Ajo erdhi në shtëpi të mërkurën (20 korrik) në mëngjes dhe e gjeti vajzën e saj të vdekur.

Hetuesit konfiskuan nga shtëpia një shishe gjysmë bosh me një qetësues të fuqishëm.

Dyshimet janë se gruaja mund ti ketë dhënë fëmijës para se të dilte.Nuk ishte hera e parë që ajo e  linte vetëm për disa ditë.

Alessia Pifferi "shtirej si psikologe fëmijësh"

Alessia Pifferi u tha banorëve të Leffes se “ishte psikologe fëmijësh dhe se di të sillet me fëmijët”.

Pikërisht aty në shtëpi, gruaja do të sillte në jetë Dianën më 29 janar 2021.

Një shtatzëni, që siç tha 37-vjeçarja, nuk e kishte vënë re deri në fund.

Dhe shpesh, thonë në qytet, ajo shihej duke shëtitur me karrocë.