Kaos në mes të rrugës, dy familje sherr me njëra-tjetrën për radhën, plagoset një burrë

Një burrë raportohet se është shtruar në spital pasi dy familje u futën në një përleshje masive ndërsa prisnin në radhë për një udhëtim në Disney World në Florida.

Përplasja shpërtheu në Magic Kingdom në Orlando ndërsa familjet prisnin të hynin në një shfaqje në teatrin Mickey's PhilharMagic.

Sherri mes dy familjeve nisi pasi një anëtar i familjes la vendin e saj që mos të ja zinte njeri në mënyrë që të shkonte të merrte celularin ajo, që e kishte lënë në makinë.

Megjithatë, kur ajo u përpoq të kthehej në vendin e saj, familja tjetër, dyshohet se u përpoq ta pengonte të hynte në linjë.

Pikërisht këtu ka nisur sherri, ku të dy familjet pasi kanë debatuar me fjalë janë përleshur dhe fizikisht.

Ndërkohë ata kanë përdorur dhe sharje drejt njëri-tjetrit.

Kaos në mes të rrugës, dy familje sherr me