Tortura, zhdukje dhe goditje me elektroshok/ Organizata "Human Rights Watch" akuzon Rusinë për krime lufte në jug të Ukrainës

Organizata Human Rights Uatch (HRW) ka akuzuar Rusinë se kryerje të torturave, ndalime të paligjshme dhe zhdukje me forcë të civilëve në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore, përkatësisht në rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjas.

Në raportin e publikuar më 22 korrik, Organizata Human Rights Uatch thotë se shkeljet e pretenduara të kryera nga forcat ruse, që përfshijnë torturim të të burgosurve ukrainas të luftës që mbahen nga rusët, përbëjnë krime lufte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përfaqësuesja e orgabnizatës Yulia Gorbunova tha se forcat ruse kanë kthyer zonat e pushtuara në jug të Ukrainës në një humnerë frike dhe paligjshmërie të egër.

“Tortura, trajtime jonjerëzore, por edhe ndalime të paligjshme të civilëve, janë në mesin e krimeve të mundshme të luftës që ne kemi dokumentuar, dhe autoritetet ruse duhet t’iu japin fund menjëherë këtyre abuzimeve dhe duhet ta kuptojnë se ata mund dhe do të mbahen përgjegjës”, janë disa nga akuzat në raportin e organizatës së të drejtave të njeriut.

Organizata tha se për të përpiluar raportin ka biseduar me 71 persona nga Hersoni, Melitopoli, Berdijanska, Skadovsku dhe dhjetë qytete të tjera në rajonet Herson dhe Zaporizhja.

Dëshmitarët kanë përshkruar 42 raste kur trupat ruse i kanë mbajtur civilët në mënyrë arbitrare, i kanë torturuar dhe disa prej të ndaluarve është raportuar se janë zhdukur. Tre anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, që kishin statusin e të burgosurve të luftës, po ashtu janë torturuar. Dy prej tyre kanë vdekur, tha HRW-ja.

Në mesin e metodave të torturës që janë përshkruar nga personat, me të cilët ka biseduar HRË-ja, përfshijnë edhe rrahje, nganjëherë me shkop bejsbolli, tortura me elektro-shok që shpesh kanë shkaktuar thyerje të brinjëve dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

Viktimat e brutalitetit të trupave ruse, që më pas janë liruar nga mbajtja, është dashur të trajtohen në spital.

Human Rights Watch tha se këto abuzime kishin pasur për qëllim jo vetëm për të marrë informacione nga të ndaluarit, por po ashtu për të instaluar frikë në mesin e qytetarëve në mënyrë që ata ta pranojnë pushtimin rus.

Tamila Tasheva, përfaqësuese e përhershme për Ukrainën në Krime, tha se sipas vlerësimeve, të paktën 600 persona janë zhdukur me forcë qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

Sipas Ligjit ndërkombëtar humanitar, ndalimi i paligjshëm dhe zhdukja me dhunë janë të ndaluara dhe përbëjnë krime lufte.