Sërish tensione në Sri Lanka, policia dhunon gazetarin e BBC. I marrin telefonin dhe i fshinë videon

Sri Lanka nuk gjen qetësi. Trupat ushtarake dhe ato policore mësyjnë në kampin e protetueseve duke arrestuar shumë prej dhe duke çmontuar çadrat. Ndërkaq gjatë përplasjeve mësohet se një gazetar i rrjetit informativ BBC u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media britanike.

Situata në Sri Lanka sa vjen e tensionohet. Në orët e para të ditës së premtes, forcat e sigurisë kanë bastisur kampin, ku qëndronin protestuesit anti-qeverisë në kryeqytet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Qindra trupa ushtarakë dhe komando policie sulmuan kampin duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar çadrat.

Një gazetar i BBC-së u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media prestigjioze britanike

Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur janë arrestuar nga policia.

Sulmi ndaj protestuesve vjen një ditë pas ish-kryeministri Ranil Vickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u arratis nga vendi javën e kaluar.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e tij, por Ëickremesinghe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Dinesh Gunaëardena, një politikan i konsideruar si besnik i Rajapaksës, bëri betimin si kryeministër i ri të premten, duke marrë postin e mëparshëm të Wickremesinghe.

Qytetarët janë ngritur në protesta në Sri Lanka për shkak të një krize ekonomike dhe shumë fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit