Ishte larguar nga kopshti zoologjik, majmuni në Rusi sulmon vajzën e vogël (VIDEO)

Një fëmijë refugjat ukrainas po lufton për jetën pasi u sulmua nga një majmun në Rusi.

Fëmija u shpëtua nga prindërit, por pësoi humbje të madhe gjaku.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Majmuni i arratisur nga një kopësht zoologjik privat në Moskë, sulmoi brutalisht një vajzë refugjate ukrainase të luftës, duke e lënë atë në rrezik për jetën.

Kafsha shihet në video duke kafshuar në mënyrë të egër vogëlushen e pafuqishme ndërsa prindërit e saj luftojnë për ta çliruar atë nga kontrolli i kafshës.

Vajza e quajtur Paulina është tani në kujdesin intensiv pas kalvarit të tmerrshëm në një fshat elitar pranë kryeqytetit të Rusisë. Plagët e saj raportohet të jenë të rënda.

Ajo pësoi plagë në duar dhe këmbë dhe humbje të rënda gjaku.