E jashtëzakonshme/ I ngeci gjuha në një kanaçe, ariu polar i kërkon ndihmë njeriut për ta hequr (VIDEO)
Një ari polar i uritur u është afruar shtëpive në një postë në Artikt për ndihmë pasi i ngeci gjuha brenda një kanaçeje.
Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë kafshën e egër që lutet për ndihmë njerëzore në Dikson, në Rusinë veriore, pasi ka futur gjuhën në një kanaçe të zbrazët me qumësht të kondensuar.
Ariu polar shihet duke iu afruar një banori që ishte në verandën e tij.
Burri përpiqet të heqë kanaçen me tehe të mprehta nga goja e ariut polar, por gjuha e kafshës ishte futur shumë thellë brenda kanaçes.
Një ekip veterinerësh mbërriti në fshatin e largët pas një udhëtimi prej 2,125 miljesh, të rrënuar nga moti i keq, dhe arritën të qetësonin ariun polar femër dhe të hiqnin kanaçen.
Shefi i mbikëqyrjes ruse të mjedisit Svetlana Radionova tha sot: "Ariu polar u gjet rreth 1.9 milje nga aeroporti Dikson".
Veterinerët arritën ta qetësonin dhe hoqën kanaçen. Tani një nga veterinerët po trajton prerjet e shumta në gjuhën e ariut.
Ariu është një femër e re, me peshë nga 80 deri në 90 kg.
"Do të monitorohet për disa ditë dhe më pas do të kthehet në habitatin e tij natyror me një pirg peshqish," tha ai.