E rëndë, nëna lë vajzën 18 muajshe vetëm për 6 ditë në shtëpi, e gjen të vdekur në kthim

Një grua 37-vjeçare e la vajzën e saj 18 muajshe vetëm në shtëpi për gjashtë ditë dhe e gjeti të vdekur kur u kthye.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano. E ëma, Alessia Pifferi, e cila është ndaluar nga policia, akuzohet për vrasje me dashje dhe paramendim.

"E dija se mund të shkonte kështu", i tha ajo policisë.

Vajza e vogël u gjet në një krevat kampingu me një shishe biberoni dhe një shishe gjysmë të zbrazët me benzodiazepine pranë saj.

Nëna e fëmijës është marrë në pyetje gjatë natës nga prokurori Francesco De Tommasi.

Ajo u shfaq e kthjellët ndërsa heshti përballë pyetjeve.

Ai u tha hetuesve se e ka lënë vajzën në krevat fëmijësh të enjten, ku fillimisht “i ka ndërruar pelenën”, e ka “pastruar” dhe kishte lënë një shishe me qumësht pranë saj.

37-vjeçarja po ashtu ka deklaruar se babai i fëmijës nuk e dinte fare që kishte një vajzë dhe gjithashtu pohoi se as ajo vetë nuk e kishte vënë re që ishte shtatzënë dhe se e kishte sjellë në jetë fëmijën në një shtëpi në Bergamo pas 7 muajsh e gjysmë shtatzënie.

Gruaja ka një nënë që nuk jeton në Milano dhe një motër.

Prokurori De Tommasi do t'i përcjellë gjyqtarit hetues kërkesën për vleftësimin e masës së arrestit dhe paraburgimit për 37-vjeçaren, me akuzën e vrasjes me dashje në kushte të rënduara për shkaqe të kota dhe paramendim.