Thithet nga gropa e hapur në pishinë, vdes 30 vjeçari
Një burrë ka vdekur pasi u gëlltit nga një gropë brenda një pishine.
Vrima e tmerrshme u hap papritur gjatë një feste pune në pishinë në një vilë në qytetin Karmei Yosef, Izrael .
Rreth 50 njerëz po festonin në momentin që toka u shemb në fund të pishinës.
Trupi i burrit u gjet në fund të një tuneli 15 metra pas një operacioni shpëtimi prej katër orësh.
Shërbimeve të urgjencës iu desh të vendosnin një strukturë për të ndaluar fundosjen e mëtejshme të sipërfaqes së pishinës dhe rrëzimin e tyre teksa po kërkonin të zhdukurin.
Një burrë 34-vjeçar u tërhoq gjithashtu zvarrë nga gropa, por ai arriti të ngjitej dhe të shpëtonte.
Mësohet se ai ka pësuar plagë të lehta në pjesën e poshtme të trupit dhe është trajtuar në vendngjarje nga mjekët.
Policët kanë nisur një hetim për vdekjen e burrit dhe do të hetojnë nëse ka pasur ndonjë problem me pishinën.
