Rusia do të mbështesë Afrikën për të "përfunduar procesin e dekolonizimit"

Ministri i Jashtëm i Rusisë bëri me dije se Rusia do të mbështesë Afrikën për të "përfunduar procesin e dekolonizimit".

Në deklaratat e lëshuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov tha se Rusia i ka mbështetur gjithmonë afrikanët "në luftën e tyre për çlirimin nga shtypja koloniale".

“Ne qëndrojmë në solidaritet me kërkesat për të përfunduar procesin e dekolonizimit,” shtoi ai.