RTV ORA zbardh 19 reformat që rëndojnë mbi Italinë pas dorëheqjes së Mario Draghit
Lëvizja 5 Yje është vënë në shënjestrën e politikës pro Draghiane si fajtorët e rrëzimit të qeverisë e të një kaosi institucional për Italinë në një moment të vështirë të situatës ndërkombëtare, europiane e të rrugëtimit të reformave shtetërore e një plani të rëndësishëm kombëtar që synon rimëkëmbjen e ekonomisë italiane, goditur fort nga emergjenca pandemike, sociale e ekonomike.
Preokupimet më të mëdha janë se kjo dorëheqje do të sjell pasoja shkatërrues për reformat e munguar që priteshin të realizoheshin deri në mbyllje të kësaj legjislature.
RTV ORA e Ora Neës, ka zbardhur dokumentin me 19 pika që sipas Luigi Di Maio, ministër i jashtëm në qeverinë Draghi e një nga ish eksponentët më të rëndësishëm të Lëvizjes 5 Yje do të rëndojnë mbi vendin e italianët.
1- Nuk do të arrihen objektivat e Planit të rimëkëmbjes e rilancimit të ekonomisë brenda këtij viti e që do të çoj në mungesën e marrjes së këstit të dytë nga BE prej 22 miliardë euro.
2- Nuk do të realizohet përcaktimi i një rroge minimale e punonjësit nuk do të ketë rritje rroge por do të vazhdojnë të marrin nën 9 euro në orë.
3- Nuk do të arrihet reduktimi i taksave për të ndihmuar sipërmarrjet.
4- Nuk mund të programohen investime për vitin e ardhshëm
5- Nuk mund të merren masa kundër çmimit të lartë të energjisë.
6- Nuk mund të luftohet rritja e karburantit
7- Nuk mund të kryhen marrëveshje të reja për gazin
8- Nuk mund të rinovohet bonusi i ndihmës prej 200 euro për familje
9- Nuk mund të vazhdohet puna për përcaktimin e një çatie maksimale në çmimin e gazit në BE.
10- Dobësohet Italia në tavolinat ndërkombëtare e në tela si pakti i Stabilitetit mes vende anëtare.
11- Nuk do të ketë reformë pensioni
12- Do të rriten taksat e kredive bankare
13- Nuk mund të kryhet reforma fiskale.
14- Do jetë e pamundur të luftohet inflacionit
15- Nuk mund të kryhen masa e reforma të jashtëzakonshme për të ndihmuar familjet e sipërmarrjet e goditura nga emergjenca pandemike
16- Nuk mund të kryhet reforma e enteve lokale e nevojshme për të ndihmuar kryetarët e bashkive e garantuar shërbimet primare ndaj qytetarëve.
17- Nuk mund të aprovohet Draft ligji mbi konkurrencën, i domosdoshëm për marrjen e fondeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe rilancimit të ekonomisë.
18- Nuk mund të rifinancohet Superbonus.
19- Nuk mund të jetë e mundur të luftohet emergjenca e thatësirës.
