Shifra marramendëse, 15 000 euro tavolina e rreshtit të parë në koncertin e këngëtarit grek

Artisti i njohur, Nikos Vertis do të performojë sot në ishullin luksoz të Mykonos dhe konkretisht në një Beach Bar.

Por ajo që ka rënë në sy është çmimi marramendës i tavolinave te para.

Sipas asaj që raportojnë mediat një tavolinë në rreshtin e parë kushton minimalisht dhe 15 000 euro dhe të interesuarit duhet të paguajnë gjysmën e saj paradhënie.

Pra çdo klientë që do këto tavolina duhet të paguajë 7.500 euro  paradhënie për të siguruar rezervimin.

Çmimi përfshin një menu ushqimore, një vodka tre litra, një shampanjë 1.5 litra dhe një shishe tequila premium.

Edhe pse me çmim marramendës, tavolinat janë rezervuar nga klientët izraelitë që vijnë nga Tel Avivi posaçërisht për Nikos Vertisin, i cili është veçanërisht i dashur në vendin e tyre, raportojne mediat e huaja.

Rreshtat e tjera të tavolinave janë po aq të shtrenjta, me çmime që fillojnë nga 350 euro për person deri në 850 euro për person.

Organizatorët kërkojnë që njerëzit të jenë në barin e plazhit në orën 22:00 për të filluar procesin e servirjes, me artistin që është planifikuar të dalë në skenë rreth dy orë më vonë.