Sulme me raketa në Gaza, vizita e Biden në Lindjen e Mesme shoqërohet me tensione

Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën pas lëshimeve të raketave nga territori palestinez të shtunën, disa orë pasi presidenti i SHBA Joe Biden fluturoi nga Izraeli në Arabinë Saudite në një udhëtim në Lindjen e Mesme që synonte thellimin e integrimit të Izraelit në rajon.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ushtria izraelite tha se goditi dy objekte që i përkasin Hamasit, grupit militant islamik që qeveris rripin e bllokuar.

Një nga objektivat ishte një fabrikë nëntokësore e prodhimit të raketave, tha ushtria. Dëshmitarët e Gazës i përshkruan dy vendet e goditura si kampe trajnimi të Hamasit. Nuk raportohet për të lënduar.

Hamasi e ka dënuar vizitën e Bidenit dhe zëdhënësi i grupit Fawzi Barhoum tha se bombardimet izraelite "pasqyronin mbështetjen dhe inkurajimin e SHBA-së që entiteti sionist kishte marrë për të ndjekur agresionin dhe krimet e tij".

Persona të armatosur kishin qëlluar drejt avionëve izraelitë, tha Barhoum.

Sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit dy herë të shtunën, duke paralajmëruar për sulm me raketa. Një raketë u kap dhe tre predha u ulën në hapësira të hapura, tha ushtria.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për lëshimet, raporton Reuters.