Babai i Elon Musk, ka një fëmijë "të fshehtë" me vajzën e gruas së tij
Babai i Elon Musk, Errol Musk, ka pranuar se ka pasur një fëmijë të dytë “të fshehtë” me vajzën e gruas së tij, 35-vjeçare Jana Bezuidenhout.
Ai, në një intervistë me The Sun, tha: E vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është të riprodhojmë.
Errol Musk, i cili është një inxhinier në Afrikën e Jugut, shtoi se fëmija i dytë ishte i paplanifikuar, por ai jetonte me zonjën Bezuidenhout pas lindjes së tij. Fëmija ka lindur në vitin 2019.
Errol Musk, 76 vjeç dhe zonja Bezuidenhout kanë gjithashtu një djalë pesë-vjeçar të quajtur Elliot Rush, i cili ka lindur në vitin 2017. Ai, tani, ka gjithsej shtatë fëmijë, përfshirë CEO të Tesla, Elon Musk.
Jana Bezuidenhout është vajza e gruas së dytë të Errol Musk, Heide Bezuidenhout, me të cilën ai u martua pas ndarjes me nënën e Elon Musk, Maye Haldeman Musk në vitin 1979. Nga kjo martesë, ai ka tre fëmijë Elon, Kimbal dhe Tosca.
Errol Musk dhe Heide Bezuidenhout ishin të martuar për 18 vjet. Ata kanë dy fëmijë së bashku.
Familja Musk ishte në "shok" kur mësuan se zonja Bezuidenhout ishte shtatzënë me fëmijën e Errol Musk.
Ai tha: Atyre ende nuk u pëlqen...Ata ende ndihen pak të mërzitur për këtë, sepse ajo është motra e tyre. Gjysmëmotra e tyre”.
Zbulimet vijnë disa ditë pasi u raportua se Elon Musk lindi binjakë me një drejtues të lartë në Neuralink , kompania e inteligjencës artificiale e bashkë themeluar nga miliarderi i teknologjisë.
