Tmerret e luftës në foto dhe video, Lisa e buzëqeshur pak para se të vritej nga bombardimet
Një buzëqeshje në një ditë me diell, një moment i lumtur nga jeta e katër vjeçares Lisa Dmitrieva u postua në internet pak para se të vritej në një sulm me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia.
Videoja e shkurtër tregon se ajo shtyn një karrocë fëmijësh dhe i përgjigjet e lumtur nënës së saj Irina, e cila u plagos rëndë në sulmin e së enjtes, i cili u zhvillua me kilometra larg vijës së frontit.
"Ku po shkojme" dëgjohet Irina Dmitrieva duke pyetur në video, teksa ecën pranë vajzës së saj.
“Të shohim Alanë?” E pyet sërish ndërsa vajza e vogël, e cila kishte sindromën Down, pohon me kokë.
Pas sulmit, Qendra e Fëmijëve LOGO Club e qytetit publikoi një homazh për vajzën që ata e quajtën "Lulja e Diellit".
“Sëbashku mësuam të themi tingujt e parë, fjalët e para”, kanë shkruar ata në Facebook.
"Lizoska", shtuan ata duke përdorur një zvogëluese të emrit të saj, "sot u bëre një rreze dielli".
Ukraina e ka dënuar sulmin si një krim lufte, duke thënë se ajo vrau të paktën 23 njerëz, duke përfshirë Lisën dhe dy fëmijë të tjerë, dhe la dhjetëra të plagosur.
Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se goditi një objektiv ushtarak.
Mjekët thanë sot se kishin vendosur që për momentin të mos i tregonin Irinës për vdekjen e vajzës së saj, nga frika se lajmi do ta vriste.
“Ne krijuam një pengesë të plotë informacioni rreth saj. Kur ajo kërkon një telefon, të gjithë mjekët, infermierët, mjekët thonë se u ndalohet përdorimi i telefonave në punë” tha mjeku kryesor që po e mban në monitorim.
4 yo Liza was killed yesterday. Ira, her mom, is severely injured in hospital. Her daughter was her world. This is a video of their last walk. “Where are we going, baby?” I can’t imagine how Ira will live with her world gone. #Russia burn in hell, with all your rockets and guns pic.twitter.com/K4XcbXRM7u
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) July 15, 2022
Dy viktima të tjera nga bombardimet
Djali në foto dhe nëna e tij ishin dy viktima të tjera të bombardimit të Vinnytsia. Ata u vranë në një nga qendrat mjekësore të qytetit, ku kishin caktuar takim, me sa duket për ekzaminime mjekësore.
“Raketat e Rusisë në Vinnytsia dje i morën jetën këtij djali dhe nënës së tij. Ata u vranë në një nga qendrat mjekësore të qytetit, ku erdhën për takim”, thuhet në mesazhin e mëposhtëm në Twitter.
#Russia's missiles in #Vinnytsia yesterday claimed the lives of this boy and his mother. They were killed in one of the city's medical centres, where they came for an appointment.
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) July 15, 2022
R.I.P. Memory eternal.#RussiaIsATerroristState#StandWithUkraine #RussianWarCrimes pic.twitter.com/QLI6V89Tnb
