Hoteli në Ibiza ofron dhomë falas për turistët, me një kusht: dhoma është prej xhami
Një hotel buzë detit në Ibiza po i josh mysafirët që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes të qëndrojnë falas në një dhomë të re me mure xhami.
E ashtuquajtura Zero Suite në Paradiso Art Hotel në Sant Antoni de Portmany është shpallur si "e dekoruar bukur dhe estetikisht e këndshme", por e bërë tërësisht prej xhami.
Ajo është gjithashtu në mes të hollit të hotelit, që do të thotë se nuk ka privatësi për këdo që do kalonte natën aty.
Megjithatë sipas hotelit, vizitorët nuk duhet të ndihen në siklet pasi zona e dushit dhe tualeti janë tërësisht private.
Dhoma u krijua fillimisht e disponueshme për shfaqje artistike, transmetime radiofonike dhe shfaqje DJ'. Megjithatë propozimi i bërë sëfundmi nga hoteli për klientët për të qëndruar aty dhe pa paguar, ka ndezur mjaft komente në rrjetet sociale.
