Vëlla e motër ndërrojnë jetë nga shpërthimi i fishekzjarrëve, plagosen 7 të tjerë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku vëlla e motër kanë humbur jetën tragjik  si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve.

Mediat e huaja, raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë festës së ditës kombëtare të Francës në qytetin perëndimor të Cholet rreth orës 23:00 mbrëmjen e së enjtes.

Kryebashkiaku Gilles Bourdouleix tha se një fishekzjarr shpërtheu mes njerëzve. Ai tha se dy viktimat ishin së bashku me anëtarët e tjerë të familjes rreth 50 metra nga vendi ku po hidheshin fishekzjarrët.

I mitur 7-vjeçar vdiq në vendngjarje, ndërsa motra e tij 24-vjeçare ndërroi jetë nga një atak në zemër më vonë.

Ndërkohë si pasojë 7 persona të tjerr kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Vëlla e motër ndërrojnë jetë nga shpërthimi i