Pasardhësi i Johnson do të shpallet më 5 shtator, nominimet do të dorëzohen nesër

Partia Konservatore do të shpallë pasardhësin e kryeministrit britanik Boris Johnson më 5 shtator, pas votimeve nga anëtarët e saj, bazuar në rregullat e shpallura sonte nga i ashtuquajturi “Komisioni 1922”.

Kandidatët do të kenë vetëm një ditë, nesër, për të paraqitur nominimet e tyre dhe votimi do të fillojë të mërkurën derisa të mbeten vetëm dy të parët, proces që mund të zgjasë deri të hënën. 

Secili kandidat duhet së pari të sigurojë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve.

Deri më sot, 11 zyrtarë të partisë kanë njoftuar se do të kandidojnë për kryesimin e saj.