Në San Francisko bien açuge nga qielli
Në San Francisko, Kaliforni, açugat (lloji peshku) bien shi nga qielli.
Sipas mediave të huaja, prej një muaji, shumë banorë thonë që lulishtet makinat e vende të tjera janë mbuluar nga dhjetëra peshq të ujërave bregdetare. Sipas ekspertëve, fenomeni i çuditshëm lidhet me ndryshimet klimatike dhe temperaturat e ulëta të ujërave të Zonës së Gjirit, gjirit të famshëm pranë qytetit metropolitane.
Pelikanët 'festojnë'
U bënë vite që nuk kishte aq shumë açuge në vend. Nga kjo situatë përfituan jo vetëm gjitarët detarë si balenat, delfinët, derrat dhe luanët e detit, por edhe mijëra pelikanë.
Çfarë ndodhi
Temperaturat më të ulëta se zakonisht të ujit kanë rezultuar në një lulëzim të jashtëzakonshëm të planktonit, ushqimi i preferuar i shumë peshqve, përfshirë edhe açugat, të cilët janë shtuar papritur në numër.
Ka shumë grabitqarë që për këtë arsye kanë filluar të ‘fluturojnë’ mbi bregdet për të ‘festuar’. Thuajse të zënë ngushtë nga sasia e ushqimit, ata përpiqen të kapin sa më shumë açuge.
