Protestat e opozitës, Goxhaj: Shqiptarët duhet të kuptojnë se janë faktori kryesor që maqedonasit mbajnë pushtetin

Më 30 qershor, qeveria publikoi propozimin francez për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i përbërë nga tre dokumente, pas së cilës filluan protestat në Shkup ku morën pjesë mijëra qytetarë nën moton “Stop bullgarizimit të Maqedonisë”.

Protestat janë bërë nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, të cilat propozimin e vlerësojnë të dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

Ndërkohë, Ish-ushtaraku Dritan Goxhaj, në një intervistë për RTV Ora, tha se nuk çuditet nga protestast që po zhvillohen në Maqedoni.

Ai tha se gjëja që e habit është se shqiptarët në Maqedoni nuk e kuptojnë se janë faktori kryesor që maqedonasit mbajnë pushtetin.

Dritan Goxhaj: Unë nuk e shoh Rusinë, problem për destabilizimin në Ballkan më shumë se sa shoh interesat uktranacionaliste në ballkanasve në Ballkan. Nuk çuditem aspak për protestat që bëjnë maqedonasit, pasi duhet të çuditen ata që kanë përkrahur Ballkanin e Hapur dhe që mendojnë se skllavët e jugut kanë harruar se kush janë dhe për një moment kanë një udhëheqës që mendon se ata janë burra të mirë, por ata nuk na kanë dashur dhe nuk do na duan kurrë. E vetmja çudi që është sot është se faktori politik shqiptar në Maqedoni, akoma nuk e ka kuptuar atë që faktori politik maqedonas e ka kuptuar me kohë që 20 vite: Që shqiptarët janë faktori kryesor që maqedonasit mbajnë pushtetin. Të dyja palët në Maqedoni nuk mund të mbajnë pushtetin pa shqiptarët. Dhe nëse shqiptarët nuk janë të bashkuar automatikisht, ata do ta kuptojnë se ata janë faktori kryesor i shtet bërjes në Maqedoninë e Veriut dhe do reagojnë në bazë të këtij koncepti.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Goxhaj tha se ndarjet mes ushtrisë në Ukrainë dhe politikës janë shumë të thella, gjë sipas tij do sjellë dhe fundin e luftës.

Dritan Goxhaj: Lufta nuk zgjat me vite. Duke qenë se tashmë kemi arritur në një konfrontoim të brendshëm. Pra politika brenda ka mosmarrëveshje me ushtrinë brenda, derisa këto bëhen publike në televizione publike. Ndarjet janë shumë të thella. Kjo do të sjellë një përfundim lufte. Nuk ka më kapacitet ushtarak dhe politike Ukraina, dhe këtë e ka kuptuar dhe Evropa, pasi më datë 7 të këtij muaji duhej t’i jepte Ukrainës një borxh. Por për shkaqe të burokracisë ky borxh nuk do të jepet. Nëse si jep këto para Europa, Ukraina nuk do mundet të fitojë.

Intervistoi Sebastian Zonja.