Trafikoi emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe, dënohet me burg 27-vjeçari shqiptar
Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafikim të njerëzve në shkallë të gjerë.
27-vjeçari Floreand Lika, u dënua me katër vjet e katër muaj burg.
27-vjeçari ka ndihmuar në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Kurorës së Portsmouth dëgjoi sot se ai ishte përgjegjës për aranzhimin që shqiptarët e tjerë të hipnin në anije në Francë.
Gjatë dy udhëtimeve, Lika ishte në kontakt telefonik me një nga tre burrat e dënuar në fillim të këtij viti për kontrabandë njerëzish në vend.
Një anije që udhëtonte nga Cherbourg mbërriti në East Coëes Marina më 19 Mars 2020.
Në anije ndodheshin 12 persona që dyshohet se ishin emigrantë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Midis 26 dhe 27 qershor 2020, një tjetër varkë e vogël u kap.
Gjashtë shqiptarë ishin në bord, pa lejen e nevojshme të hyrjes për të hyrë në vend.
Lika u deklarua fajtor për komplot për të bërë një veprim për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së, në kundërshtim me Aktin e Emigracionit.