Çfarë ndodh nëse makina jonë goditet nga rrufeja? Shikoni VIDEO-n
Një grua filmoi momentin kur rrufeja goditi kamionçinën që po ngiste burri i saj dhe kishte me vete fëmijët e tyre.
Sipas dëshmive, kamionçina u shkatërrua nga rrufeja, por asnjë nga personat që ishin brenda saj nuk u lëndua.
Një familje po kthehej nga pushimet me dy makina.
Kërkimi për të padukshmen fillon në një minierë të vjetër ari
9 Korrik, 17:03
Bashkëshortja ka qenë në makinën e pasme dhe ka nisur të bëjë videon, kur ka vënë re se bashkë me shiun kanë nisur të binin edhe shumë vetëtima.
Bashkëshorti me tre fëmijët e familjes, ndodhej në kamionçinë, mbi të cilën ra një rrufe shumë e fortë. Michaelle May Whalen në atë moment po bënte video duke u përpjekur të “kapte” disa poza mbresëlënëse.
Florida konsiderohet si kryeqyteti i vetëtimave të SHBA-së, pasi ka më së shumti vetëtima dhe stuhi, veçanërisht gjatë muajve të verës.
Një sondazh ka treguar se në këtë shtet, godasin mesatarisht 1.2 milionë rrufe çdo vit.
Florida gjithashtu ka numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me rrufetë në SHBA, me 49 deri më tani (ndërsa në Teksas, për shembull, shifra përkatëse është 22).
A woman in Florida captured the moment lighting struck the vehicle her husband and kids were in. The truck was "completely fried," but no one was hurt. pic.twitter.com/oePPFlcaJY
— CBS News (@CBSNews) July 6, 2022

