“Nxënës me veshë gomari”, mësuesi në Pavia përfundon në gjyq

Një mësues 62-vjeçar në një shkollë fillore në Pavia, u padit me akuzën për shpërdorim të mjeteve korrigjuese.

Në vitin 2020 u bë ankesa, por akuza doli në dritë vetëm me fillimin e gjykimit.


Kolegja e tij raportoi se një ditë ajo hyri në klasën e mësuesit  62-vjeçar dhe se vuri re një nxënës që mbante të vendosur një palë veshë gomari.

Veç kësaj, në raste të tjera ai u drejtohej fëmijëve të tjerë duke i quajtur "bisha" dhe duke vendosur një kurorë letre në kokën e një nxënësi me fjalët "Mbreti i gomerëve" si formë për të treguar arritjet e nxënësve në mësime.

Avokati mbrojtës I i i mësueses pretendon se këto janë “akuza të pabaza” dhe se gjyqi do të vërtetojë pafajësinë e klientit të saj.

Pavarësisht ankesës në organet e drejtësisë, nuk ka pasur asnjë procedim disiplinor, mësuesi ka vazhduar të japë mësim dhe së shpejti do të dalë në pension.