Kuvendi miraton Rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare projektrezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Më herët gjatë seancës plenare, në prezencë të ambasadorit të Bosnje Hercegovinës Taulant Balla dënoi masakrat por nuk harroi ta krahasonte dhe me luftën në Ukrainë

“Rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Fatkeqësisht gjenocidi u rishfaq edhe në Ukrainë.”

Por nuk harroi të politizonte çështjen dhe të shigjetonte opozitën.

“Kjo rezolutë është një dokument tepër serioz, larg çdo lloj forme folklorizmi dhe përpjekjeve bajate, protagonizmash personale”.

Për Jorida Tabakun rezoluta është e paplotë.

Në përgjigje të Ballës ishte edhe Lulzim Basha, ndërsa Sali Berisha akuzoi për vendosjen e frazave të qëllimshme në rezolutë.

“Fshihni me qëllim ideologun arkitektin e gjenocidit në Bosnje, Sllobodan Millosheviçin dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç-in. Një frazë e cila është një aktakuzë shumë e rëndë për ju dhe Edi Ramën, kur flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë.”

Debate u zhvilluan dhe mbi titullin e rezolutës ku opozita akuzoi se është hequr dënimi i masakrës.

“Ne propozojmë që titullit t ndryshohet direkt duke përmbajtur dhe idenë tuaj, për këtë rezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, serb i vëmë dhe emrin se ju nuk i vini emrin dhe për përkujtimin në nderimin e viktimave të këtij gjenocidi."