Keni plane për plazh sot? Fillimisht shihni temperaturat, ulje të ndjeshme në të gjitha qytetet
Sipas MeteoAlb: Pritet tërheqje graduale e masave ajrore Afrikane nga vendi ynë duke sjellë një mot disi më të freskët.
Megjithatë kthjellimet do të jene dominate në të gjithë territorin e vendin deri në orët e pasdites ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere në juglindje dhe ekstremin jugor të vendit.
Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen më të larta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.
Temperat maksimale do të regjistrohen në Elbasan rreth 37-38 gradë ndërsa ato minimale do të regjistriohen në Pukë dhe peshkopi me 30 gradë.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
