Shkodër/ Mashtruan 72-vjeçarin për të përfituar një shumë parash, ndalohen nënë e bir

Janë ndaluar nënë e bir pasi akuzohen se kanë mashtuar një 72-vjeçar.

Në tetor të vitit 2021, 72-vjeçar me inicialet J. Q  banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, ka bërë kallzim duke pretenduar se (nënë e bir), me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh të rinj.

Nënë e bir, banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor  dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

Gjykata më datë 07 mars 2022, ka caktuar për 62 vjeçen me inicialet L. L., dënimin alternativ “Shërbim prove”, për një periudhë 5-vjeçare ndërsa për 29 vjeçarin me inicialet E. L e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.