“Kurrë më masakra mafioze!” Solidaritet me prokurorin e Animafies që kërcënohet nga Ndragheta
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 20:02
Në qytetin e Milanos sapo ka nisur një manifestim kombëtar në solidaritet ndaj Prokurorit të Antimafias së Catanzaros Nicola Gratteri, i cili vazhdon të jetë nën kërcënimin me jetë nga mafia kalabreze Ndrangheta.
Pak kohë më parë ai mundi t’i shpëtojë një atentati mafioz e shërbimet sekrete italiane, të huaja e FBI kanë sinjalizuar prova, përgjime e fakte se Nicola Gratteri është në shënjestrën e mafias.
Manifestimit të sotëm i janë bashkuar gazetarë, prokurorë, politikanë, aktivistë, grupe sociale e njerëz të thjeshtë me slloganin “Kurrë më masakra mafioze”!
Të gjithë krah të atyre që çdo ditë luftojnë mafien.

