Kush janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda?

Udhëheqësit e dy vendeve nordike, Suedia dhe Finlanda thonë se po e marrin seriozisht çështjen e ekstradimit të terroristëve, por në fund të fundit ekstradimi u takon gjykatave dhe jo politikanëve.

Por kush janë këta "terrorisë" që i kërkon Turqia dhe a do të mund të deportohen ndonjëherë në Ankara?

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti turk Erdogan tha se Suedia kishte premtuar të ekstradonte 73 "terroristë" dhe kishte dërguar tashmë tre ose katër prej tyre. E përditshmja turke pro-qeveritare Hurriyet publikoi një listë me 45 persona, duke përfshirë 33 të kërkuar nga Suedia dhe 12 nga Finlanda.

Turqia është veçanërisht e prirur për dorëzimin e individëve që i konsideron të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të konsideruar si një grup terrorist nga BE, SHBA dhe Britani. Ajo gjithashtu kërkon ekstradimin e klerikut turk, Fethullah Gulen. Gylenistët fajësohen nga Turqia për një grusht shteti të dështuar kundër Presidentit Erdogan në vitin 2016.

BBC ka folur me tre prej personave të kërkuar nga Turqia.

Kush janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga

Për vite, ai ishte kryeredaktor i Today's Zaman, një gazetë e madhe në gjuhën angleze në Turqi, përpara se të mbyllej në vitin 2016. Tani, ai jeton në Stokholm.

Autoritetet turke e akuzojnë atë se është pjesë e lëvizjes Gulen, ose asaj që ata e quajnë Organizata terroriste Fetullah (Feto). Ajo është e njohur për rrjetin e saj të shkollave dhe nuk konsiderohet një grup terrorist në BE, Bruitani apo SHBA.

Kenes tha se ai u bë një objektiv për kritikat e tij të hapura ndaj Presidentit Erdogan dhe u përball me akuzat për komplot për të rrëzuar qeverinë:

"Të gjitha akuzat janë të fabrikuara. Unë jam një gazetar i pavarur pa lidhje me asnjë organizatë."

Ai u largua për në Stokholm pasi iu dha një dënim me burg në vitin 2015 për "fyerje të presidentit", pas një postimi në Tëitter që thoshte se nëna e ndjerë e Erdoganit do të kishte turp për të.

Kush janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga

Fatih: 'Zjarrvënësi i reformuar'

Të tjerët në listën e Turqisë janë shumë më pak të spikatur. Fatih, një kurd finlandez, ishte pjesë e një grupi prej pesë të rinjsh që i vunë zjarrin derës së ambasadës turke në vitin 2008.

Tani një pronar biznesi dhe sipërmarrës 37-vjeçar, ai i tha BBC-së se ishte penduar për atë që bëri:

"Në atë kohë, jeta ime ishte ngatërruar, kisha shumë lloje problemesh."

Ai u befasua kur e gjeti emrin e tij në listë, pasi mbaroi vuajtjen e një dënimi me kusht prej 14 muajsh shumë kohë më parë dhe i pagoi dëmet ambasadës. Autoritetet finlandeze i dhanë atij shtetësinë disa vite më parë dhe e konsideruan çështjen e ambasadës të mbyllur.

Ai tha gjithashtu se nuk ishte përfshirë apo të kishte lidhje ideologjike me PKK-në dhe besonte se ishte në shënjestër thjesht për shkak të prejardhjes së tij kurde.

Kush janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga

Aysen Furhoff: Mësuesja që u largua

Aysen Furhoff erdhi në Suedi pasi kreu pesë vite nga burgim të përjetshëm në Turqi për përpjekje për të "përmbysur rendin kushtetues" kur ishte 17 vjeç dhe anëtare e Partisë Komuniste Turke. Ajo tha se i ishte ofruar mbrojtje në Suedi pasi u torturua në burg.

Tani 45 vjeç, ajo jeton në Stokholm me burrin dhe vajzën e saj dhe punon si mësuese dhe këmbëngul se nuk është më e përfshirë në politikën turke.

"Unë u largova nga Turqia 20 vjet më parë. Nëse më dërgojnë atje, ata nuk do të kenë asnjë dobi për mua. Të gjithë ata që njoh janë ose të vdekur ose në burg. Kjo është arsyeja pse të qenit në listë ishte befasuese - kush jam unë për ta?"

Furhoff tha se ajo po ndiqet penalisht edhe në Turqi si anëtare e PKK. Ajo pranon se ka bashkëpunuar me ta për tre muaj rreth 25 vjet më parë.

Ndërsa ajo nuk e simpatizon më PKK-në, ajo mohon se ata janë një grup terrorist dhe beson se ata duhet të jenë pjesë e diskutimeve për një paqe të negociuar në Turqi.