E pabesueshme/ Ishte gati në fund të jetës, por shpreh dëshirën për tu martuar në spital. 47 vjeçarit i ndodh mrekullia
Një 47 vjecar ishte thuajse në fund të jetës së tij, pasi prej kohësh ai vuante nga ataku në zemër dhe kishte nevojë urgjente për transplant të saj. Dëshira e fundit e tij ishte të kryente ceremoninë martesore në spital, por papritur magjia ndodhi.
Pikërisht gjatë ceremonisë, teksa ai ishte duke u intubuar, një zemër e përputhshme mbërriti për transplantin. Dhe kështu disa orë më vonë, burri iu nënshtrua me sukses operacionit po atë natë.
Ai ishte shtruar në qershor në një spital në provincën e Cuneos për një infarkt masiv të barkushes së majtë. Duke iu nënshtruar trajtimeve të para, ai u transferua me urgjencë në Molinette të në repartin e kujdesit intensiv pas kirurgjisë kardiake.

Por gjendja e tij u përkeqësua dhe implantimi i një sistemi të asistencës mekanike të qarkullimit të gjakut (ECMO) ishte i nevojshëm.
Ajo funksionoi, por problemet që lidhen me terapinë e hollimit të gjakut u shfaqën gradualisht, duke shtruar kërkesën urgjente për një zemër të re. Kështu pacienti u vendos në listën për transplantim në urgjencë kombëtare përmes Qendrës Rajonale të Transplantit të Piemonte.
Pacienti, baba prej disa muajsh, i frikësuar nga më e keqja, kërkoi të të martohej me partneren e tij 42-vjeçare.
Martesa e cilësuar si “në fund të jetës”, u kurrëzua nga nëpunësja e gjendjes civile të Bashkisë së Torinos. Mirëpo në këtë kurorëzim në vend të luleve, ishin fotografitë e vajzës së vogël dy muajshe dhe tubat e kuq të grumbullimit të gjakut.
Pak orë më vonë Qendra Kombëtare e Transplantit deklaroi se kishte mëbrritur një zemër që përputhej me të. Pas operacionit shtatë-orësh, kursi ishte i rregullt dhe pacienti ishte në gjednje të mirë shëndetësore.