4 ditë shi sa për 8 muaj, Australia përballet me vërshime masive në Sidnej

Rreth 50 mijë persona në Australi janë urdhëruar që të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e vërshimeve për shkak të shirave masive. Autoritetet thonë se në katër ditë ka rënë shi sa për 8 muaj.

Të paktën 50 mijë personave iu është bërë thirrje të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa vërshimet për shkak të shirave kanë pushtuar qytetin australian të Sidnejt për të tretën herë radhazi gjatë këtij viti.

Mbi 100 evakuime janë urdhëruar në mbarë Sidnejin për shkak të emergjencës aktuale me vërshime.

Edhe qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar që të përgatiten që të evakuohen, për shkak se disa lumenj të mëdhenj janë vërshuar.

Disa pjesë të Sidnejit janë përballur me reshje të mëdha të shiut në katër ditët e fundit.

Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Vërshimet në mbarë Australinë që janë nxitur nga fenomeni i motit i njohur si La Ninja lanë të paktën 20 të vdekur vitin e kaluar.

Reshje të shiut të cilat vijuan edhe të martën në Sidnej dhe gjithashtu janë parashikuar erëra të fuqishme, që rrisin rrezikun e rrëzimit të drunjve dhe shtyllave elektrike.

Ekspertët pretendojnë se vërshimet janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nga fenomeni i motit La Niña, i cili shkakton erëra të fuqishme në zonat e Paqësorit deri në Indonezi.