Shkencëtarët në CERN vëzhgojnë tre grimca "ekzotike" për herë të parë

Shkencëtarët që punojnë me Përplasësin e Madh të Hadronit (LHC) kanë zbuluar tre grimca nënatomike të pa parë ndonjëherë më parë, tha të martën Qendra Evropiane e Kërkimit Bërthamor CERN.

LHC 27 kilometra i gjatë në CERN është makina që gjeti grimcën e bosonit Higgs, e cila së bashku me fushën e saj të lidhur energjetike mendohet të jetë jetike për formimin e universit pas Big Bengut 13.7 miliardë vjet më parë.

Tani shkencëtarët në CERN thonë se kanë vëzhguar një lloj të ri "pentakuarku"(grimcë nënatomike) dhe çiftin e parë të "tetraquarkut" ( mezon ekzotik i përbërë nga katër kuarkë valorë), duke shtuar tre anëtarë në listën e hadroneve të reja të gjetura në LHC.

Ata do t'i ndihmojnë fizikanët të kuptojnë më mirë se si kuarkët lidhen së bashku në grimca të përbëra.

Kuarkët janë grimca elementare që zakonisht kombinohen në grupe nga dy dhe tre për të formuar hadrone të tilla si protonet dhe neutronet që përbëjnë bërthamat atomike.

Megjithatë, më rrallë, ato gjithashtu mund të kombinohen në grimca katër-kuarke dhe pesë-kuarke, ose tetrakuarkë dhe pentakuarkë.

"Sa më shumë analiza të bëjmë, aq më shumë lloje të hadroneve ekzotike gjejmë," tha fizikani Niels Tuning./Reuters/