Markat luksoze tashmë stilojnë dhe për kafshët shtëpiake. Gucci prezanton koleksionin e ri "Gucci Pet"

Mace dhe qen por mbi të gjitha me aksesorë Gucci e Prada.
Kafshët shtëpiake po shfaqen gjithnjë e më me stil duke qenë se shtëpitë e mëdha të modës e kanë pushtuar këtë sektor prej vitesh falë manisë së shfrenuar të kafshëve shtëpiake edhe në Itali.
Markat që tani ofrojnë aksesorë për kafshët shtëpiake, nga transportuesit e kafshëve tek veshjet dhe aksesoret, janë të shumta: Nga Versace tek Prada, nga Fendi në Etro, nga Emporio Armani tek Hermes dhe Ralph Lauren.

Marka Gucci zuri terren në këtë sektor edhe me koleksionin e ri Gucci Pet.
Gucci Pet, nga garderoba tek divani për një sy gjumë
Koleksioni i ri Gucci Pet ofron një përzgjedhje artikujsh të dizajnuar për qen dhe mace që kombinojnë materiale dhe ide me cilësi të lartë në lidhje të Gucci Lifestyle, një koleksion i lançuar në shtator 2021.
