Ora Verore/ Young Zerka flet për Ronelën në Eurovision: Më pëlqeu

Në puntatën e parë për këtë sezon të "Ora Verore" nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, të shumtë kanë qenë këngëtarët që u bënë pjesë e saj me pyetje shpesh dhe pikante.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një ndër to ishte dhe Young Zerka që u pyet për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Edhe pse sot të ndarë duket se këngëtari ruan ende një respekt për ish-të dashurën e tij pasi nuk u kursye me komente pozitive ndaj pjesmarrjes së saj në Eurovision.

"Shumë mirë, më bëhet qejfi. Kënga më pëlqeu që në fillim. Ishte pozitive, me ritëm. Do të doja të kishte shkuar në finale, por gjëra që ndodhin," tha ai.

Këngëtari duket se ishte kujdesur që të mos shkaktonte shumë zëra e thashetheme me jetën e tij private, duke u shfaqur vetëm në festë e duke "konfirmuar" kështu që është single.