Pas Cllevios e pëson dhe BMT, Stresi bën për spital ish anëtarin e TBA-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2022, 16:03
Vetëm pak javë pas sherrit mes Noizy rrahu Cllevio-n, një tjetër përplasje ka ndodhur mes reperëve.
Mësohet se grupi i Stresit ka rrahur keq ish anëtarin e TBA, i njohur si BMT. Ka qenë vetë reperi i cili ka publikuar një fotografi, në rrjetet sociale, ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë.
Sipas statusit që ka bërë Stresi, duket se shkak i sherrit ka qenë sharja që BMT i ka bërë disa herë në rrjete sociale
“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij.
