Ricky Martin akuzohet për përndjekje ndaj ish-it, Jwan Josef

Autoritetet e Porto Rikos kanë lëshuar një urdhër ndalimi kundër Ricky Martin , mëson Associated Press.

Masa ka ardhur si pasojë e akuzave për dhunë në banesw e perndjekje. Sipas gazetës lokale El Vocero, ylli i muzikës dhe personi që ka ngritur akuzat janë ndarë rreth dy muaj më parë pas një lidhjeje që zgjati shtatë muaj. Aktualisht, këngëtarit do t'i ndalohet të kontaktojë ose të telefonojë personin e përfshirë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Këngëtari 50-vjeçar dyshohet se ka përndjekur ish-in e tij dhe ka tentuar të hyjë tre herë në shtëpinë e tij.

Më 21 korrik është caktuar seanca e parë dëgjimore. Të kontaktuar nga TMZ, avokatët e artistit shpjeguan se akuzat "janë krejtësisht të rreme dhe të organizuara.

Ylli i popit është i martuar që nga viti 2017 me artistin siriano-suedez Jwan Josef.

Në rrjetet sociale, këngëtari i "Livin 'la Vida Loca" shpjegoi se nuk mund të bënte deklarata të tjera për shkak të procesit ligjor në vazhdim, por donte të falënderonte fansat për mesazhet e panumërta solidarizuese ndaj tij.