Mbi një kalë të argjendtë e tepër provokuese, Beyonce prezanton albumin e ri
Do të duhet të presim deri më 29 korrik për të dëgjuar “Renaissance”, albumin e ri të Beyoncé .
Ka qenë vetë ylli i muzikës që ka dhënë lajmin në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku shfaqet mbi një kalë të argjendtë, ndërkohë vetë këgëtarja shkëlqen.
Në postimin në Instagram, ylli i popit shpjegoi kuptimin e rikthimit të saj me një album.
“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventureske në një kohë kur pak më shumë lëvizte. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, lëshuar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t'ju frymëzojë dhe të ndihesh po aq unike, e fortë dhe seksi sa je.”
Ndërkohë, pak ditë më parë u publikua kënga e parë, "Break My Soul”.
