Bëhuni gati! Sot nis Ora Verore
Zgjidhjen për temperaturat e larta, nga sot jua jep Ora Verore!
Për të tretin vit radhazi, Yldon Media Group dëshmon që Ora Verore tashmë është kthyer në brandin veror të ekranit.
Gjithҫka nën kujdesin e dyshes televizive, Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi vjen edhe këtë vit, premierë sonte tek RTV Ora në 19:00 si dhe në 23:00 në ekranin lider informativ në vend, Ora News.
Episodi i parë nis nga Drimadhes, por duke mos harruar trojet shqiptare me reportazhet e përgatitura më parë.
Në këtë episod nuk mungojnë as ngjarjet rozë. Beatrix Ramosaj flet për trekëndëshin Bora-Trixa-Donald, ekskluzivisht për herë të parë.
Ora Verore do të jetë në transmetim gjatë gjithë verës në dy ekranet respektive të Yldon Media Group, por edhe në të gjitha platformat sociale.