Tragjedia e Marmoladës, shkon në 7 numri i të vdekurve, vijojnë kërkimet për 14 të zhdukur. Draghi takon familjarët e viktimave

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur në anën e Marmoladës, ku të dielën pasdite, një masiv akulli u shemb duke shkaktuar një masakër mes turistëve që po ngjiteshin në majën më të lartë të Dolomites.

Numri për momentin është shtatë të vdekur, tetë të plagosur dhe 14 të zhdukur. Prej këtyre të fundit, katër janë shtetas të huaj, tre nga Çekia dhe një austriak.

Zjarrfikësit dhe shpëtimtarët malorë po kontrollojnë faqen e malit me dronë dhe kamera termike. 

Po kontrollohet dbe parkingu i makinave për të identifikuar pronarët e automjeteve të parkuara.

Kryeministri Mario Draghi mbërriti pasditen e sotme në Canazei për të bërë një bilanc të katastrofës së Marmoladës me Mbrojtjen Civile, ekipet e shpëtimit dhe autoritetet lokale.

Shefi i qeverisë italiane u takua me disa familjarë të viktimave të fatkeqësisë së Marmoladës.

Draghi më pas do të mbajë një deklaratë për shtyp lidhur me  tragjedinë.