Romë, derrat e egër shkojnë në spital, në mes të ditë hanë bimët e maternitetit

Në rrjetet sociale italiane qytetarë të ndryshëm kanë komentuar një tjetër video të derrave të egër në kryeqytet. 

Këtë herë dy ekzemplarë u kapën në mes të ditës duke përtypur në shtretërit e bimëve të spitalit Villa San Pietro, në Cassia, i konsideruar si një strukturë e shkëlqyer për lindjet. 

Derrat ishin fare të pashqetësuar teksa kërkonin për ushqim.

Ndërsa shumë në mediat sociale pyetën veten nëse do të bëhet diçka për të frenuar këtë pushtim.